Konfindustria: Amnistia na nxjerr nga kriza

25/01/2010 08:10

Konfindustria i kerkon qeverise shqiptare, qe ne nje kohe sa me te shpejte te vleresoje me pergjegjshmeri kryerjen e nje amnistie te thelle fiskale ne vend, qe duhet te preke pa perjashtim kapitalin, asetet dhe te ardhurat e bizneseve dhe gjithe qytetareve shqiptare.

Gjendja e veshtire ekonomike e vendit, i perfshire ndjeshem nga pasojat e krizes globale financiare dhe ekonomike, e bejne domosdoshmeri kryerjen sa me te shpejte dhe te gjere te amnistise fiskale.

Vonesat kohore te kryerjes se amnistise fiskale ne Shqiperi kane pasur ndikim te drejtperdrejte ne shtimin e dukurise thellesisht shqetesuese te largimit te parave shqiptare ne sasi jashtezakonisht te medha jashte vendit, frenimin e nismave investuese nga biznesi dhe qytetaret ne ekonomi dhe terheqjen e kursimeve te emigracionit te shume shqiptareve nga bankat e huaja.

“Kryerja e amnistise sa me te shpejte dhe gjitheperfshirese fiskale behet domosdoshmeri ne kushtet e hyrjes ne fuqi te ligjit antimafie, qe ne rast te kundert rrezikon seriozisht pasurine dhe kapitalet e nje shumice derrmuese te biznesit”, thote Gjergj Buxhuku i Konfindustrias.

Pothuaj te gjitha vendet e BE-se dhe vendet e tjera te Europes kane kryer ose jane ne vazhdim te zbatimit te amnistise fiskale, ne cdo 5 apo 10 vjet. Vetem me amnistine fiskale ne fund te vitit 2009, Italia perfitoi afer 100 miliarde euro te hyra ne sistem, nderkohe qe sikunder vendet e zhvilluara te BE, ne menyre te rregullt ne cdo 2-3 vjet ky vend kryen amnisti fiskale.

Top Channel