Haiti, BE: Ok, dergimit te xhandarmerise

25/01/2010 16:10

Ministrat e Jashtem te BE-se i kane hapur rrugen dergimit te nje force te xhandarmerise evropiane ne Haiti.

Dergimi i ushtarakeve do te ndodhe nen mburojen e misionit te OKB-se, Minustah, per te garantuar sigurine dhe stabilizimin e vendit.

Forca do te permbaje me shume se 300 xhandare.

Pjesa me e madhe e kontributit do te vije nga Italia dhe Franca.

Top Channel