Gjermani, probleme nga moti me debore

25/01/2010 17:40

Koha e keqe qe perfshiu ne mengjes Gjermanine ka shkaktuar probleme te shumta ne trafikun ajror dhe ate rrugor, ne shume zona te vendit.

Temperaturat vazhdojne te jene nen zero, nderkohe qe nje debore e dendur ka detyruar autoritetet e aeroportit te Frankfurtit qe te anulojne 150 fluturime, kombetare dhe nderkombetare.

Ndersa ne rruge debora dhe ngrica kane shkaktuar rreth 100 aksidente ne nje rajon ne jug te Bavarise.
 

Top Channel