Misioni i Bashkimit Europian per policine dhe drejtesine ne Kosove paralajmeroi rifillimin e procesit gjyqesor kunder udheheqesit te levizjes “Vetevendosje”, Albin Kurti.

Zyrtare te ketij misioni thane se procesi do te filloje me 15 shkurt ne Gjykaten e Qarkut ne Prishtine. Ata thane se ky eshte nje vazhdim i procesit gjyqesor qe kishte nisur ne vitin 2007, derisa UNMIK-u mbikeqyrte sistemin e drejtesise, ndersa procesi qe pezulluar meqe asnje avokat nuk pranonte ta mbronte zotin Kurti.

Kreu i “Vetevendosjes” akuzohet per sic thuhet pjesemarrje ne nje turme qe ka kryer vepra kriminale, pjesemarrje ne nje grup qe ka penguar personat zyrtare ne kryerjen e puneve zyrtare dhe per thirrje per rezistence.

Te gjitha akuzat kane te bejne me ngjarjet 10 shkurtit te vitit 2007 ne Prishtine, kur dy persona humben jeten, ndersa dhjetera u plagosen pas nderhyrjes se policise per te shperndare protestuesit qe kundershtonin negociatat per statusin e Kosoves.

Nje prokuror amerikan, i cili hetoi zhvillimet e asaj dite, tha se ishin pjesetaret e policise rumune qe vepronin ne kuader te UNMIK-ut, pergjegjes per vrasjen e dy te rinjve, te cilet ishin qelluar me plumba kaucuku me afat te skaduar. Levizja “Vetevendosje”, permes nje komunikate per opinionin, e ka cilesuar riaktivizimin e procesit gjyqesor ndaj drejtuesit te saj, Albin Kurti, si nje proces te montuar politik.

Top Channel