Javen e ardhshme pritet te  nise dialogu mes Kosoves dhe Komisionit Europian per liberalizimin e vizave.

Zyrtare te MPB-se thone se dialogu nis me nje takim me eksperte te Komisionit Europian, qe do te mbahet me 27 janar ne Prishtine.

Rekomandimi i Parlamentit Europian, qe Komisioni Europian te nise edhe me Kosoven dialogun per liberalizim vizash, duket se do te filloje se zbatuari javen e ardhshme. Nje delegacion ekspertesh te Komisionit Europian do te takohen te merkuren e ardhshme, per tri dite radhazi ne Prishtine, me zyrtare qeveritare, me te cilet do te diskutojne kriteret per liberalizimin e vizave.

Zedhenesi i Ministrise se Puneve te Brendshme, Fisnik Rexhepi, thote per Radion Europa e Lire, se takimi shenon edhe fillimin e dialogut per vizat. “Edhe pse takimi nuk quhet ende dialog per liberalizim vizash, te gjitha kriteret jane aty. Ne presim qe Komisioni Europian kete takim e ka ruajtur me qellim dhe besoj se do te vije me risi. Axhenda eshte listuar pikerisht ashtu edhe sic eshte udherrefyesi”, thote Rexhepi.

Ne te njejten fryme shprehet edhe eksperti per integrimet europiane, Shenoll Muharremi. Ai thote se axhenda e takimit eshte e ngjashme me ato qe Komisioni Europian ka zhvilluar me vendet e rajonit, te cilave u kishte dhene udherrefyesin per liberalizim e vizave. “Nese e shihni me kujdes axhenden se cka do te bisedohet, shumica e temave dhe e kritereve te procesit jane te perfshira ne kete takim”.

“Andaj, zyrtaret e Komisionit Europian do te dialogojne me qeverine e Kosoves, me MPB-ne, per ceshtjen e liberalizimit te vizave”, thekson Muharremi. Komisioni Europian nuk i ka dhene udherrefyesin per liberalizimin e vizave Kosoves, ndersa pengese kryesore fillimisht ka qene statusi i pazgjidhur, e pastaj mosnjohja e Kosoves nga ana e pese vendeve anetare te BE-se. Per te mos mbetur jashte ketij procesi, Ministria e Puneve te Brendshme ka hartuar njeanshem nje udherrefyes, per te plotesuar kriteret e kerkuara per liberalizimin e vizave. Rexhepi thekson se ne takimin e javes se ardhshme, ekspertet do te njihen me punen qe ka bere Kosova ne permbushjen e ketyre kritereve.

“Axhenda eshte hartuar bashkerisht me Komisionin Europian. Ne do te raportojme per progresin e arritur ne menaxhimin e kufijve, pastaj ne sigurine e dokumenteve, ne riatdhesimin, ne reformen ne Policine e Kosoves, me pas ne bashkepunimin gjyqesor, mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te njeriut, te komuniteteve pakice”.

“Do te raportojme per te gjitha kriteret qe jane ne procesin e liberalizimit te vizave, apo kriteret qe jane ne udherrefyesin, te cilin e kemi aprovuar njeanshem ne qeveri”, sqaron Rexhepi.

Kosova eshte e vetmja nga vendet e rajonit qe nuk eshte e perfshire ne procesin e liberalizimit te vizave. Nga dhjetori i vitit te kaluar, Serbise, Maqedonise dhe Malit te Zi u eshte hequr regjimi i vizave. Eshte paralajmeruar se regjimi i vizave do te hiqet kete vit edhe per Shqiperine e Bosnjen. Raportuesja per Kosoven e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, ka thene se Kosova mund te mbetet i vetmi vend ne Ballkan, qe nuk do te perfshihet ne listen e bardhe te “Shengenit” per te pakten 3 ose 5 vjet.

Shenoll Muharremi thote se mosnjohja e Kosoves nga pese vendet anetare te BE-se e zgjat procesin. “Problematika e Kosoves mund ta zgjase pak procesin. Shume shpejt Kosova nuk do te jete ne listen e bardhe te ‘Shengenit’”. “Kjo do te beje presion te madh, jo vetem per qeverine e Kosoves, qe t’i zbatoje keto rekomandime, por gjithashtu edhe per Komisionin Europian qe te beje c’eshte e mundur qe Kosova sa me pare te hyje ne listen e bardhe te ‘Shengenit’”, thekson Muharremi.

Zyrtare te qeverise se Kosoves thone se jane ne vazhden e plotesimit te kritereve per liberalizim vizash, ndersa konfirmojne se ne mesin e ketij viti do t’i leshojne pasaportat biometrike. Sidoqofte, vete raportuesja per Kosoven ne Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek, pati thene gjate nje vizite ne Prishtine, se megjithese e quajne proces teknik, liberalizimi eshte edhe politik. “Edhe nese Kosova arrin te gjitha standardet e kriteret, frikesohem se nese pese shtetet tjera te BE-se nuk e pranojne pavaresine, atehere do te kemi problem politik”, pati thene Lunacek.

Top Channel