27 ministrat e Jashtem europiane miratuan Raportin Special te Gjykates se Auditimit mbi menyren sesi jane shpenzuar parate nga Komisioni ne Ballkan per ceshtjet e brendshme dhe te drejtesise.

Ne kete fushe, Bashkimi Europian ka investuar 470 milione euro per periudhen 2001-2006, per te kontribuar ne forcimin e shtetit ligjor, gjyqesorit, si dhe per masat kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit ne rajon.

Raporti i Gjykates se Auditimit vlereson se keto fonde nuk jane perdorur me se miri. Pergjithesisht projektet jane te paqendrueshme, ndaj i kerkohet Komisionit te beje nje analize me te plote perpara miratimit te projekteve dhe te perdore treguesit per matjen e rezultatit.

Keshilli i BE-se shton se Komisioni duhet te koordinoje me mire donatoret dhe dhenia e asistences duhet te plotesohet nga angazhimet e autoriteteve te rajonit per te garantuar ndryshime te qendrueshme institucionale.

Duke iu referuar Raportit Special te Gjykates, Keshilli permend se me shume progres mund te ishte verejtur nese rajoni do te kishte sherbim civil te qendrueshem dhe nese trajnimi i punonjesve do te ishte perqendruar tek personat e percaktuar per menaxhimin e projekteve.

Keshilli shpreh keqardhje qe keto projekte rrezikohen nga mungesa e pronesise politike, mungesa e kapaciteteve dhe e angazhimit nga vendet pritese per vazhdimin dhe menaxhimin e projekteve investuese ne fushen e drejtesise.

Per kete arsye ne konkluzionet perfundimtare, Keshilli u ben thirrje vendeve te rajonit te deshmojne vullnet politik per miremenaxhimin e fondeve, te garantojne profesionalizem e pavaresi te institucioneve te drejtesise dhe te rrisin kapacitetet e administrates publike.

Vendet e rajonit, thuhet ne raport, hasin veshtiresi te ngjashme per shkak te situates se brishte ekonomike e politike.

Zbatimi i ligjit ne Ballkan eshte ende sfide serioze dhe Keshilli i BE-se mirepret ndihmen financiare te komisionit per te permiresuar monitorimin ne Ballkan per ceshtjet e brendshme dhe drejtesine.

Top Channel