SHBA: Nuk mund te vertetojme mesazhin e Bin Laden

24/01/2010 16:55

Uashingtoni ende nuk mund te shprehet nese mesazhi i Osama Bin Laden drejtuar presidentit amerikan Barak Obama, eshte e vertete apo montazh.

Ne nje deklarate per shtypin amerikan keshilltari i Shtepise se Bardhe, Devid Akselrod tha se nuk mund te pohoje vertetesine e mesazhit e Bin Ladenit.

Akselrod shtoi per CNN se mesazhi i Bin Laden perbehej nga e njejta retorike per gjoja “vrasje ne mase te te pafajshemve prej Amerikes”.

Ne mesazhin prej thuajse 60 sekondash, shfaqur prej televizionit arab Al Jazira, Osama Bin Laden paralajmeron sulme te reja kunder Amerikes dhe interesave te saj ne bote.

Top Channel