Jemen, 34 viktima nga sulmet saudite

24/01/2010 17:30

Te pakten 34 persona kane gjetur vdekjen si pasoje e dy raketave saudite ne veri te Jemenit.

Lajmi njoftohet prej rebeleve shiite saide te cilet shtojne se shumica e viktimave jane femije dhe gra. Sipas te njejtave burime 18 persona te se njejtes familje mbeten te vdekur pasi u bllokuan nga muret e shtepise se tyre, kur nje rakete  e leshuar prej avioneve saudite u leshua prane shtepise se tyre, ndersa 14 civile te tjere mbeten te vrare nga sulmi i dyte saudit ne rajonin e Rajout.

Jemeni dhe Arabia Saudite prej kohesh luftojne ndaj rebeleve shiite ne veri te vendit arab. Nderkaq ndihme ne logjistike per luften ndaj rebeleve te cilet mendohet se mbeshteten nga Al Kaeda ka ofruar edhe SHBA e Britania e Madhe.

Top Channel