Ne nje interviste per Zerin e Amerikes, perfaqesuesi i nderkombetareve ne Kosove, Peter Feith deklaroi se eleminimi i strukturave paralele ne veri te Kosoves kerkon kohe.

“Ne vendosjen e pushtetit ne veri nuk do te perdoret forca dhe do te kerkojme qe te pranohet prej vete banoreve atje”, u shpreh Feith.

Feith kerkoi durim dhe gjakftohtesi ne marrjen e vendimeve te duhura nga autoritetet nderkombetare dhe por edhe ato te Prishtines ne manaxhimin e situates ne veri. Ai foli gjithashtu edhe per procesin e anetaresimit te Kosoves ne BE, duke e cilesuar ate si nje sfide qe kerkon kohe dhe pune.

Top Channel