Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi, ka bere te ditur se strategjia per integrimin e veriut te Kosoves, bazohet mbi vendosjen e nje kornize te perbashket te sundimit te ligjit ne Kosove.

Kryeministri tha se strategjia e perbashket e institucioneve te vendit dhe atyre nderkombetare synon forcimin e sovranitetit te vendit dhe krijimin e kushteve te favorshme per te gjithe qytetaret e Kosoves.

Sipas strategjise, parashikohet edhe mbajtja e zgjedhjeve lokale ne veri deri ne fund te vitit dhe shuarja e strukturave paralele serbe, qe vazhdojne te ndihmohen nga Beogradi zyrtar.

Deklaratat e Thaçit pasuan kritikat e ashpra te presidentit serb Boris Tadic ne seancen e KS te OKB-se, i cili e cilesoi strategjine per veriun si destabilizuese per vendin.

Top Channel