Ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni ne fjalen e tij para Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara renditi arritjet e Prishtines per vitin 2009, objektivat per te ardhmen dhe kerkoi dhenien fund te qendrimit dhe provokimeve serbe per te destabilizuar Kosoven.

Hyseni permendi anetaresimin ne Fondin Monetar Nderkombetar, Banken Boterore, njohjet e vazhdueshme dhe gjithnje ne rritje te pavaresise se Kosoves, procesin elektoral te zgjedhjeve te pushtetit vendor ne muajt nentor-dhjetor dhe arritjet ne lemin e mireqenies se kosovareve ku rendesi e vecante u eshte kushtuar pakicave kombetare.

Shefi i diplomacise kosovare deklaroi gjithashtu para KS-se se Kosova eshte e gatshme te dialogoje me Serbine me kusht qe keto bisedime te kryhen si dy shtete te pavarura. Ai vleresoi gjithashtu arritjen e nje sere marreveshjeve dypaleshe mes Kosoves dhe vendeve te ndryshme si ne rajon, por edhe me gjere.

Ministri Hyseni akuzoi Serbine per nderhyrje me qellim pengimin e procesit te themelimit te komunave me shumice serbe si dhe tentativa per te destabilizuar Kosoven. Megjithate, tha zoti Hyseni, prioritete te qeverise se Prishtines mbeten permiresimi dhe thellimi i marredhenieve me te gjithe fqinjet, perfshire edhe Serbine.

Nderkaq, para fjalimit te ministrit Hyseni, para Keshillit te Sigurimit te OKB-se foli presidenti serb Boris Tadic. Tadic ne fjalen e tij shprehu shqetesim per trashegimine kulturore serbe ne Kosove sepse, ajo sipas tij ndodhej ne rrezik. Presidenti serb foli edhe per situaten ne veri te Mitrovices, ku tha se vetem nje imponim me dhune dhe jodemokratik mund te’u hiqte te drejten serbeve ne veri te Kosoves.

Ndersa Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Mun duke dashur nje lehtesim te procedurave per pjesemarrjen e Kosoves ne institucionet nderkombetare, u kerkoi si Beogradit ashtu edhe Prishtines menjanimin e ceshtjes se statusit per nje bashkepunim rajonal.

Top Channel