Kosove, operacion per ruajtjen e kufijve

23/01/2010 19:25

Policia e Kosoves ka ndaluar sot nje grup personash, te cilet dyshohen se kane kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosove.

Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave nga 23 personat e arrestuar, 17 jane shtetas serbe, ndersa 6 kosovare.

Sipas burimeve, shtetasit serbe po merren ne pyetje nga agjentet e policise dhe ne baze te deklaratave pritet qe ndaj tyre te ngrihet nje akuze konkrete.

Burimet saktesojne me tej se nga deklaratat paraprake eshte mesuar se qytetaret serbe e kane kaluar kufirin per ne Kosove, ne zonen e Podujeves, per te kryer ritet fetare ne varrezat e fshatit Sekiraqe.

Top Channel