Strategjia per integrimin e veriut ne institucionet e Kosoves eshte ne hartim e siper.

Lajmin e ka bere te ditur zedhenesi i Zyres Civile Nderkombetare, Kai Miller Bernar, i cili ka saktesuar se ajo po ngrihet nga qeveria e Kosoves ne bashkepunim me ICO-ne.

“Eshte e vertete qe ICO dhe qeveria e Kosoves, ne bashkepunim edhe me aktore te tjere, kane nisur hartimin e nje sere iniciativash per permiresimin e sherbimeve dhe kushteve te jeteses ne veriun e Kosoves”, ka pohuar Bernar.

Duke qene se eshte nje dokument ende ne hartim e siper, zedhenesi nuk ka preferuar te publikoje detaje te strategjise.

Top Channel