Ambasadori i Rusise ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se, Vitali Churkin i ka bere thirrje misioneve te UNMIK dhe EULEX qe te jene neutrale ndaj statusit te Kosoves.

Curkin ka theksuar se destabilizimi i metejshem i situates ne Kosove, e cila sipas tij nuk eshte aspak e qendrueshme, do te ishte i demshem per gjithe rajonin e Ballkanit.

Me tej diplomati rus ka shtuar se Moska nuk ka ndermend te ndryshoje qendrimin e saj ndaj ceshtjes se Kosoves, duke kritikuar edhe strategjine per veriun qe po hartohet nga qeveria kosovare dhe ICO.

“Jam dakord me verejtjen e presidentit serb Boris Tadic, se plani per zgjidhjen e situates se veriut te Kosoves eshte i papranueshem”, ka shtuar Curkin.

Top Channel