Levizja “Zgjohu” dhe shume shoqata shqiptare ne Maqedoni, mes te cilave Lidhja e Arsimtareve, kane kerkuar sot doreheqjen e ministrit te Arsimit, Nikolla Todorov.

Shoqatat kane shprehur shqetesimin e tyre per situaten e arsimit ne vend, pas vendimit te Todorov per te nisur qe ne fillore studimin e gjuhes maqedonase per nxenesit shqiptare dhe ata turq.

Sipas tyre, kjo situate eshte krijuar nga mungesa e pervojes se ministrit te Arsimit dhe mund te zgjidhet vetem me largimin e tij nga ky post.

“Shoqeria civile shqiptare kerkon doreheqjen e menjehershme dhe te pakusht te ministrit Todorov per arsye te deklarates se tij diskriminuese, qe mesimi i gjuhes maqedonase te nise qe nga klasa e pare fillore dhe per nxenesit shqiptare”, thuhet ne nje komunikate te “Zgjohu”.

Shoqatat shqiptare kane shtuar me tej se vendimi i ministrit Todorov bie ne kundershtim me strategjine e arsimit te miratuar ne vitin 2007 nga Ministria e Arsimit, qe parashikon qe mesimi i gjuhes te nise ne klasen e katert.

Top Channel