OKB, KS diskuton sot per Kosoven

22/01/2010 11:15

Keshilli i Sigurimit i OKB-se do te diskutoje sot raportin e fundit mbi Kosoven, te hartuar nga vete sekretari i pergjithshem Ban Ki Moon.

Ne kete seance Kosova do te perfaqesohet nga ministri i Jashtem i saj, Skender Hyseni, i cili ka ne plan edhe takime me perfaqesues te vendeve qe nuk e kane njohur ende shtetin e ri.

Seanca do te mbahet rreth ores 21:00, me oren tone. Ne raportin e fundit, Ki Moon i bente thirrje Kosoves dhe Serbise qe te linin menjane politiken e konfliktit dhe te bashkepunonin.

Nga ana tjeter, Serbia ne kete proces do te paraqitet nga presidenti Boris Tadic, i cili e ka cilesuar si “shume serioze dhe te komplikuar” situaten ne Kosove

Top Channel