Mitrovice, pranga 2 te rinjve serbe

22/01/2010 22:50

Policia e Kosoves arrestoi dy te rinj serbe ne veri te Mitrovices, nen dyshiminin se ishin pjesemarrjes ne dy raste te prishjes se rendit e qetesise publike. 

Gjate bastisjes se shtepive te tyre policia zbuloi sasi te konsiderueshme eksplozivi dhe armatime te tjera.

Hetuesit  e skuadres rajonale per hetime te krimeve serioze, kane zbatuar fillimisht nje urdher te Prokurorise se Qarkut ne Mitrovice per kontroll te shtepise se te dyshuarit Nikolic I. ne veri te Mitrovices, njofton zedhenesi i policise se Mitrovices, Besim Hoti.  

I dyshuari u  arrestua ne shtepine e tij. Si prova materiale u sekuestruan: 5 kg eksploziv plastik; 48 detonatore dhe 41 cope prezervative, te cilet besohet se jane perdorur per mbushjen e eksplozivit plastik. Ndersa ne banesen e  shtetasit Mihajlovic J. ne fshatin Mosinica te Leposavicit, jane zbuluar 1 kallashnikov, prodhim jugosllav, 4 karikatore me nga 30 cope fisheke te kalibrit 7.62mm, 45 detonatore  etj.

Dyshohet se dy te dyshuarit jane perfshire ne te pakten  tre raste shperthimi ne veri te Mitrovices.

Top Channel