Kane ecur perpara hetimet mbi atentatin zjarrvenes ndaj sinagoges Etz Hayim ne ishullin e Kretes, ne Greqi.

Dy shtetas angleze dhe nje grek jane arrestuar, ndersa dy te tjere, shtetas amerikane, jane shpallur ne kerkim, bejne te ditur agjencite greke te lajmeve.

Nga zjarri qe perfshiu pak dite me pare objektin e kultit u dogj nje pjese e mire e 1600 volumeve te ruajtura ne biblioteken e nderteses.

Ndersa ne oborrin e sinagoges atentatoret hodhen nje cope sapuni, gjes qe sipas drejtorit te objektit eshte nje sinjal i naziskineve.

Top Channel