“Etnia? Vetem me dokumente”

22/01/2010 20:00

Duhet shqiptaret te deklarojne etnine dhe fene se ciles i perkasin apo jo? Ne debatin e ngritur mes historianeve, politikaneve, staticieneve dhe qytetareve, se fundmi jane perfshire edhe juristet.

Avokati Vangjel Karaja, jurist dhe avokat i njohur shprehet se cdo person duhet te vertetoje etnine se ciles i perket vetem permes dokumentave faktive.

“Ne rastet kur do pyetet per etnine, une do deklaroj etnine te cilen e kam faktikisht. Nese kjo eshte e realizuar me force ne kohen e diktatures, atehere une duhet ta provoj me dokumenta qe i perkas kesaj etnie. Njerezit duhet te jene faktike dhe me prova dhe nese i shtremberon ato eshte nje lloj falsifikimi”, shprehet Karaja. Shqiptaret nder vite kane treguar se dine te bashkejetojne pavaresisht besimit fetar, ndaj edhe ne nenin 24 te Kushtetutes thuhet se askush nuk eshte i detyruar te shprehe besimin e tij fetar.

Juristi sqaron se ne pyetje duhet te jete edhe nje pike ku te kategorizohen te gjithe shqiptaret qe mendojne se jane ateiste. “Secili eshte i lire te zgjedhe ose te ndryshoje fene ose bindjet. Personi kur pyetet se cfare vleresimi ka, do kete 5 qendrime sepse ne Shqiperi ka 4 fe zyrtare dhe ata qe jane ateiste”, shton juristi Karaja. Avokat Karaja bashkohet me idene se regjistrimi i popullsie ne baze te entinse duhet te jete serioz dhe i mbeshtetur mbi te dhena te pakundershtueshme, ne te kunder do te jete fals.

Top Channel