Rama: Mandatet s’digjen, bojkoti nuk thyhet

21/01/2010 23:10

Ne vijim te fjales se tij ne Top Story, lideri i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi se mandatet e deputeteve socialiste nuk do te digjen dhe se vendimi i PS-se per te moshyre ne Kuvend nuk do te thyhet.

“Mandatet e Partise Socialiste jane mandate te popullit opozitar. Nuk jane me shume sec na takojne, jane me pak. Ato mandate nuk do te digjen”, tha Rama.

I pyetur ne lidhje me rikthimin ne skenen e politikes te ish kreut socialist, Fatos Nano, Rama tha se Berisha, Meta dhe Nano kane kohe qe punojne kunder socialisteve.

Ndersa lidhur me mundesine e percarjes se socialisteve ne vendimin per bojkotin parlamentar, Rama u shpreh i sigurte se vendimi per marredhenien e kushtezuar me Kuvendin as mund te kthehet, as mund te thyhet.

“Ritheksoj se vendimi per te mos hyre ne parlament deri ne plotesimin e kerkesave eshte nje vendim qe nuk kthehet, nuk thyhet”, vijoi Rama.

Nderkaq per pjesemarrjen apo bojkotin e zgjedhjeve per pushtetin vendor, qe do te mbahen vitin e ardhshem, Rama la te kuptohej se eshte ende shpejt per te folur per nje vendim te tille kur ka probleme me madhore te momentit si liria dhe demokracia.

“Jemi ne nje moment kur ka kaq shume per te bere per nje ceshtje kardinale si ajo e lirise dhe demokracise, saqe evenimentet qe do vijne me pas jane jo vetem pertej kufijve, por jane edhe te paparashikueshme”, citoi kreu socialist.

Ne perfundim te fjales se tij Rama tha se rruga e protestes se opozites nuk pengon integrimin europian e vendit dhe se ajo kryhet pikerisht per kete, per integrimin europian te vendit.

“Nese do te kishim marre ate qe shqiptaret hodhen ne kutite e votimit nuk do te ishte permbytur as Shkodra dhe nuk do te fikeshin as drita ne stadium per turp te te gjitheve”, perfundoi Rama.

Top Channel