Diten e premte, lokalet dhe hotelet ne Maqedoni do te zhvillojne nje greve 24 oreshe kunder ligjit anti-duhan te miratuar nga qeveria.

Ne kete menyre pronaret e ketyre subjekteve private do te protestojne ndaj ligjit, i cili ata theksojne se u ka shkaktuar shume humbje.

Greva eshte organizuar nga Dhoma e Turizmit dhe Hotelerise, e cila propozon qe duhani te konsumohet ne ambiente te posacme.

Ligji per mbrojtjen nga duhani ne Maqedoni ka nisur zbatimin nga 1 janari, duke e ndalur konsumimin e cigares ne te gjitha objektet private, kryesisht lokale, restorante e hotele.

Top Channel