Qeveria e Kosoves thote se nuk do te perdore forcen per zbatimin e nje strategjie, e cila eshte po hartohet per integrimin dhe funksionimin e shtetit edhe ne veriun e Kosoves, te banuar me shumice serbe.

Zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci, tha per radion Deutsche Welle, se te gjitha pikat e kesaj strategjie – fuqizimi i sundimit te ligjit, reformimi i pushtetit lokal, instalimi i qeverisjes lokale edhe ne tri komunat e tjera veriore te Kosoves, si dhe permiresimin e gjendjes sociale dhe ekonomike me investime te vecanta,  do te zbatohen paralelisht.

Ne fokus te veçante te kesaj strategjie te hartuar nga Qeveria dhe Zyra Civile Nderkombetare, sipas tij, eshte krijimi i komunes se re te Mitrovices se veriut. Grupi koordinues per komunen e veriut tashme eshte formuar dhe ne te jane te perfshire edhe serbet lokale.

Top Channel