Kosove, struktura paralele fare prane Prishtines

20/01/2010 03:10

Ndersa qeveria e Prishtines deklaron se i ka mbyllur zyrat e aplikimit per pasaporta serbe ne Kosove, Beogradi vazhdon diversionin fare prane kryqytetit, ku cdo qytetar kosovar mund te aplikoje per pasaporte serbe duke deklaruar edhe heqjen e neshtetesise kosovare.

Zyra civile e strukturave paralele serbe ne Kosove eshte improvizuar ne nje shtepi ne Komunen e Gracanices vetem pak kilometra larg Prishtines.

Prej kohesh ajo vizitohet nga shume shqiptare dhe serbe.

“Ka shume shqiptare qe jane te interesuar per te marre pasaporta serbe. Procedura eshte shume e thjeshte. Aplikimi behet ketu. Ketu vijne te gjithe te interesuarit per pasaportat serbe”, deklaron punonjesi i struktures paralele serbe ne Gracanice.

Nderkohe nje zyrtar tjeter serb i zyrave te improvizuara tha se ne Gracanice nuk behet asgje, vetem cregjistrim dhe regjistrim ndersa pasaportat mund te merren vetem ne Beograd.

Megjithese Ministri i Brendshem Zenun Pajaziti dhe zyrtaret e BE-se zotohen se kane mbyllur te gjitha institucionet paralele te cilat leshojne dokumente te Serbise dicka e tille nuk ka ndodhur, pasi struktura paralele serbe jo vetem qe ekzistojne, por vazhdojne punen e tyre duke cregjistruar nga nenshtetesia kosovare personat e interesuar.

Top Channel