Ministri i Jashtem serb Vuk Jeremic i ka cilesuar si “paralajmerime provokuese” deklaratat e Prishtines zyrtare per integrimin e veriut te Kosoves.

Jeremic eshte shprehur se deklarata te tilla nuk kontribuojne per qetesimin dhe stabilizimin e situates, e cila sipas tij eshte “serioze dhe e nderlikuar”.

“Paralajmerimet provokuese te institucioneve ilegale ne Prishtine dhe organizatave nderkombetare ilegale ne Kosove, jane dicka qe nuk mund ta qetesojne dhe stabilizojne situaten ne terren”, ka pohuar shefi i diplomacise serbe.

Ai ka shtuar me tej se shpreson ne mbajtjen e negociatave te reja mes Serbise dhe Kosoves, nga te cilat te gjendet nje zgjidhje kompromisi.

Top Channel