Ndersa ende nuk ka perfunduar segmenti shqiptar i rruges qe do te lidhe Shqiperine me Kosoven, “Bechtel Enka” eshte gati te nise punimet edhe per segmentin Prishtine-Vermice.

Por duket se edhe ne Kosove ndertimi i kesaj vepre do te shoqerohet me polemika si dhe ne Shqiperi, pasi nuk deklarohet kostoja e ndertimit te rruges.

“Brenda pak javesh do te kemi nje pasqyre te sakte dhe te kostos te projektit. Kompania ‘Bechtel-Enka’ ka njoftuar nje alternative zgjidhjeje se si te jete kjo autostrade sa me ekonomike”, eshte shprehur zedhenesi i Ministrise se Transportit, Xhevdet Pozharri.

Arsyeja pse nuk behet e ditur kostoja e ketij projekti, sipas autoriteteve kosovare, eshte se shuma eshte pjese e diskutimeve mes qeverise se Kosoves dhe kompanise “Bechtel Enka”.

Qeveria do te kontribuoje me euro te marra nga taksapaguesit kosovare, pjesa tjeter e finacimit do te sigurohet nga institucione te ndryshme nderkombetare nepermjet kredive te buta.

Nje kilometer rruge, sic ka deklaruar me pare ministri i Transportit, Fatmir Limaj, pritet te kushtoje nga 7-8 milione euro.

Me nje perllogaritje te thjeshte mund te nxirret se kostoja e autostrades eshte 700-800 milione euro.

Kjo pike eshte njera prej arsyeve qe ka ngjallur reagime te ashpra te opozites ne Kosove.

Top Channel