Strategjia, brenda javes tryeza e opozites

19/01/2010 08:20

Pas mbledhjes se Asamblese Kombetare, e cila vuri pikat mbi “i” per qendrimin e metejshem te opozites, Partia Socialiste pritet te rinise aksionin e saj, duke rimbledhur aleatet ne nje tryeze.

Edhe pse eshte parashikuar mbledhja e Asamblese Kombetare, e cila do te diskutoje posaçerisht vendimin per bojkotin, selia roze vijon t’i qendroje qendrimit te meparshem per te zhvilluar protesta, si e vetmja menyre per te rrezuar qeverine “Berisha”.

Burime nga e majta bene me dije se brenda kesaj jave pritet te rimblidhen kreret e se majtes per te vijuar me axhenden e dy javeve me pare.

Te njejtat burime saktesuan se kreret e se majtes do te rimblidhen per te diskutuar mbi axhenden e protestave, shperndarjen ne qytete etj.

Ne vijim pritet qe te kete serish nje tjeter mbledhje te Asamblese, por nuk ka nje date te caktuar, ne nje kohe kur statuti e parashikon qe ajo zhvillohet minimalisht nje here ne muaj.

Top Channel