Ne veri te vendit pritet te mberrije sot nje kontigjent ndihmash te ndara nga komuna e Mitrovices per zonat e permbytura.

Ndihmat jane mbledhur me iniciative te kryetarit te komunes, Avni Kastrati, i cili ka saktesuar se ato konsistojne ne nje kontigjent ushqimesh dhe ne nje mbeshtetje financiare prej 7 mije eurosh.

“Perkunder mundesive modeste ne kemi vendosur qe qytetareve ne Shkoder dhe ne rrethinat e saj t’iu vijme ne ndihme me nje kontigjent ushqimesh, ne menyre qe te ndihmojme ne perballimin e situates se krijuar”, ka deklaruar Kastrati.

Ne kontigjentin e ndihmave ushqimore perfshihen disa tonelata miell, sheqer, vaj, fasule, makarona dhe oriz.

Top Channel