Kufiri, Kurti akuza Kosoves dhe Malit te Zi

19/01/2010 12:45

Lideri i levizjes “Vetevendosje”, Albin Kurti ka deklaruar se qeveria e Malit te Zi dhe ajo e Kosoves po perpiqen t’i fshehin opinionit publik ceshtjen e percaktimit te kufirit mes dy vendeve.

Sipas tij, Podgorica zyrtare kerkon t’ia fshehe marreveshjen Beogradit, ndersa Prishtina kerkon te mbuloje para qytetareve dhenien e nje pjese te territorit te Kosoves.

“Mendoj se Podgorica dhe Prishtina zyrtare po perpiqen qe ceshtjen e kufirit ta mbajne larg opinionit. Ketu nuk behet fjale vetem per perpjekjen per te perjashtuar qytetaret nga ky proces, por edhe per t’iu fshehur atyre informacionet”, ka pohuar Kurti.

Top Channel