Zevendeskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se ne qeverine e Kosoves do te kete ndryshime te vogla, te cilat nuk do te krijojne vakum juridik dhe institucional, ndersa vendimin per nderrimin e ministrave do ta marre kryeministri Hashim Thaçi se bashku me partnerin e koalicionit, Lidhjen Demokratike te Kosoves.

Kuçi ka thene se ende nuk eshte diskutuar per ministrat e mundshem qe do te largohen dhe as per emrat e ri te kabinetit qeveritar.

“Ka qene nje ide e cila eshte kristalizuar tani me, por besoj qe i mbetet kryeministrit qe se bashku me partneret e koalicionit ta merr vendimin e duhur ne kohen e duhur dhe per personat adekuate, por nuk do te kete ndonje levizje radikale, apo ndonje levizje qe krijon vakum juridik institucional. Besoj se te gjitha do te shkojne ne menyre te natyrshme dhe te cilat do te japin nje efekt me te madh per qeverisjen efektive me efikase dhe ne dobi te qytetareve”, ka thene Kuçi.

Ai ka shtuar se deri me tash nuk jane diskutuar emrat konkrete te ministrave qe do te shkojne dhe as te atyre qe do te vijne.

Top Channel