Bekim Bojku eshte nje prej kosovareve qe ishte me sherbim nen siglen e Kombeve te Bashkuara ne Haiti, kur ishulli u godit nga termeti javen e kaluar.

Bashke me te kane qenen rreth 20 kosovare me sherbim atje dhe ai thote se asnje prej tyre nuk ka humbur jeten.

Bojku thote se ka qene edhe ne lufte me UCK-ne, por tmerrin qe ka perjetuar ne Haiti nuk e ka pare kurre.

“Une jam nga Peja dhe kam qene edhe ne lufte, por kjo qe kam pare ketu ka qene vertete e tmerrshme. Brenda 25 sekondash, nje shtet i tere eshte shnderruar ne germadhe”, tha Bojku.

Me gjithe kerkesen per t’u larguar, kosovaret po vazhdojne te ndihmojne njerezit.

Top Channel