Marredheniet mes Serbise dhe Malit te Zi do te kthehen ne normalitet vetem nese Podgorica rishqyrton vendimin per njohjen e Kosoves.

Deklarata eshte bere nga drejtori politik ne Ministrine e Jashtme serbe, Borisav Stefanovic.

“Beogradi nuk mund te sillet sikur nuk ka ndodhur asgje pas njohjes se Kosoves nga Mali i Zi. Masat qe po ndermarrim i drejtohen autoriteteve te ketij vendi dhe jo popullit te tij”, ka pohuar Stefanovic.

Ai ka shtuar me tej se shpreson qe marredheniet diplomatike mes Podgorices dhe Prishtines te mos vendosen per shkak te problemit te pakices malazeze ne Kosove.

Top Channel