Te gjithe shqiptaret qe ndodheshin duke punuar ne Haiti gjate momentit te termetit shkaterrues kane shpetuar dhe jane mire.

Lajmin e ka bere te ditur nje kosovare qe ndodhej ne ishull, Vlora Merlaku, permes nje e-mail te derguar ne mediat ballkanase.

Merlaku eshte shprehur se te gjithe shqiptaret i kane shpetuar lekundjes vdekjeprurese dhe jane mire me shendet.

Ajo ka publikuar edhe emrat e tyre: Visar Halilosmani, Bekim Bojku, Lindita Hoxha, Besnik Demolli, Artan Rexhepi, Azra Pecani, Nexhat Limani, Albert Munipi, Habib Hoxha dhe Albiana Kadriu.

Nderkohe, nje grup tjeter shqiptare, qe punojne ne kuader te misionit te OKB-se, ndodheshin jashte Haitit pasi kishin nje periudhe pushimi.

Top Channel