Disa lekundje termeti jane shenuar pasditen e se henes ne Greqine perendimore.

Sipas Institutit Gjeodinamik te Athines ne oren 17e 57 minuta eshte regjistruar lekundja e pare e fuqishme e cila ka qene me nje madhesi prej 5.2 balle te shkalles Rihter ,ndersa Instituti Gjeologjik Amerikan e ka matur ate me 5 balle te shkalles Rihter.

Epiqendra e ketij termeti ka qene ne veri te Navpaktos, 160 km ne veriperendim te Athines. Me pas jane regjistruar 40 lekundje te tjera me te vogla, por te gjitha nen 3 balle Rihter.

Lekundjet sizmike jane ndjere ne shume zona te Greqise si Patra ,Mesolongji akoma edhe ne disa pjese te Athines.

Sipas informacioneve te para nuk ka pasur deme ne njerez. Ndersa jane shenuar deme materiale, nderprerje te energjise elektrike, e po keshtu ka patur disa rreshqitje shkembinjsh ne rrugen nacionale Antirrio-Itea. Ne zone ka shume fshatra prandaj dhe do te duhet kohe per regjistrimin e demeve .

Top Channel