Fermeret greke kane zgjeruar sot protestat e tyre duke bllokuar rruget kryesore te vendit fqinj, si dhe pikat kryesore kufitare qe e lidhin me Bullgarine dhe Maqedonine.

Per pasoje, shume kamione me mallra qe vinin nga keto dy vende nuk kane mundur te mberrijne ne destinacion.

Fermeret nxorren ne mes te rruges traktoret dhe makinerite e tjera bujqesore, duke shkaktuar nje paralize te vertete te trafikut.

Ata kerkojne rritje te mbeshtetjes shteterore me qellim balancimin e cmimit te ulet te prodhimeve bujqesore.

Nderkohe, qeveria bullgare ka kerkuar nga KE qe te nderhyje per zhbllokimin e situates, ne te kundert ajo do te kerkoje shperblim per demet e shkaktuara nga Greqia.

Top Channel