Papajani: Biznesi ka frike te denoncoje

18/01/2010 08:55

Prej me shume se gjashte muajsh, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ka vendosur nje numer jeshil dhe kontakt adrese ne internet per te denoncuar rastet e shkeljes se ligjit.

Ne fillim erdhen rastet e para te denoncimit, kryesisht nga biznesi i vogel, qe kallezonte per loje te pandershme te konkurrentit, apo denoncime qe nuk sillnin rezultatin e pritshem.

“Deri tani nuk ka pasur, ose kane qene shume pak denoncimet e bera nga biznesi i madh. Kemi te regjistruar ankesa qe vijne nga biznesi i vogel, per konkurrentin qe ka ngjitur, si per numrin e punonjesve, apo per mosleshim faturash. Nuk e kuptoj kete hezitim”, thote Artur Papajani, drejtori i Pergjithshem i Tatimeve.

Gjate nje takimi me biznese te medha, kryesisht VIP-a, Papajani vuri ne dukje se nuk ka pasur raste korrupsioni te denoncuara nga biznesi ndaj administrates tatimore.

Edhe ky fakt bie ndesh me pretendimet e biznesit, i cili çdo dite leshon akuza ndaj administrates tatimore per pune jo te ndershme.

“Kush ka ankesa, le te denoncoje ne numrin jeshil 08001414, ose te dergoje leter, duke plotesuar formularin. Deri tani nuk ka pasur ankesa si per inspektoret tatimore, ashtu dhe per konkurrence te pandershme, te pakten nga biznesi i madh ose VIP, por vetem nga i vogli, dhe per raste qe nuk japin peshen e duhur ne luften ndaj korrupsionit”, iu drejtua kreu i Tatimeve biznesit anetar te Dhomes Amerikane.

“Mesatarisht marrim 13-15 denoncime ne dite, ku gjysma jane te rreme. Ajo pjese qe mbetet, jane biznesi i vogel qe ‘spiunon’ kolegun per numrin e punetoreve te pasiguruar etj.”, thote Papjani per “Shqip”.

Kreu i Tatimeve pranon se hezitimi i biznesit te madh per te denoncuar, lidhet me friken dhe pasigurine mbi fatin e aktivitetit, ose zgjidhja e problemit permes formave te tjera.

Megjithate, plani i tatimeve per ta ulur ne maksimum kontaktin e punonjesit me subjektin privat do te realizohet permes projektit te kalimit te deklaratave dhe pageses se taksave me ane te kompjuterit nga zyra ose ambienti i banimit.

Procedura e re do te zbatohet ne muajin shkurt dhe prek ne fillim biznesin e madh (VIP-at), per ta shtrire gradualisht ne te gjitha kategorite.

Top Channel