Kosova, e pakenaqur me njohjet e Liges Arabe
18/01/2010 16:15
Ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni ka deklaruar se Prishtina zyrtare eshte e pakenaqur me numrin e vendeve arabe qe kane njohur pavaresine.
Kete qendrim shefi i diplomacise kosovare e beri gjate nje takimi te zhvilluar me sekretarin e pergjithshem te Liges Arabe, ne Kajro.
“Kosova e meriton mbeshtetjen e botes myslimane”, ka deklaruar Hyseni ne takimin me Amer Musa. Nga 22 vendet anetare te Liges Arabe, vetem gjashte prej tyre kane njohur shtetin e ri te Kosoves.
Top Channel