Presidenti i ri i Kroacise, Ivo Josipovic ka deklaruar se pavaresia e Kosoves eshte nje ceshtje faktike dhe se vendimi i GJND-se nuk do te sjelle ndonje ndryshim tek ajo.

Josipovic ka theksuar se e kupton qendrimin e Serbise ndaj kesaj ceshtjeje, por ka nenvizuar se shteti i ri i Kosoves eshte nje realitet.

Kreu i shtetit kroat ka shtuar me tej se Zagrebi do te mbeshtese cdo proces te ri negociatash qe do te pranojne te zhvillojne Prishtina dhe Beogradi.

Top Channel