Ivanov: Nuk negociojme per identitetin

18/01/2010 16:50

Presidenti i Maqedonise, Gjorgje Ivanov ka deklaruar se vendi i tij do te angazhohet kete vit per te zgjidhur ceshtjen e emrit, por pa hequr dore nga identiteti kombetar.

Ne nje takim me ambasadoret e huaj te akredituar ne Shkup, Ivanov ka theksuar se identiteti dhe dinjiteti i nje populli eshte i panegociueshem.

“Shpresoj qe fqinji yne te jete i vetedijshem se per ceshtjen e identitetit nuk negocion askush. Identiteti eshte nje ndjenje me te cilen lind njeriu dhe kjo ndjenje eshte e pamundur te diskutohet ne tryeze”, ka pohuar Ivanov.

Presidenti ka shtuar me tej se 2010-a do te jete viti i angazhimit te administrates se tij per integrimin e Maqedonise ne strukturat evropiane.

Top Channel