Mes viktimave ne Haiti jane edhe shume punonjes te OKB-se qe ndodheshin me misione humanitare ne ishull, mes te cileve jane edhe te pakten 20 shtetas te Kosoves.

Artan rexhepi eshte njeri prej tyre, me te cilin pas kontakteve te para, familja tashme ka humbur lidhjet telefonike.

Familja Rexhepi pret lajme nga Hatit dhe eshte shume e shqetesuar per djalin e saj 30 vjecar, qe eshte pjese e organizatave humanitare.

“Ne momentin qe ai ka telefonuar dhe ka thene se eshte mire kam qene shume e emocionuar. Ndersa tani s’kemi me informacion”, tregon e ema e Artanit, Myrtvete Rexhepi.

Edhe i ati i te riut, me emocione, tregon momentet e marrjes se lajmit te pare. “Me mori ne telefon vajza dhe me tha se ka rene termet ne Haiti, por Artani eshte mire. U qetesuam”, shprehet Fehmi Rexhepi.

Si kjo familje ne Kosove mund te jene disa pasi sipas UNMIK jane rreth 20 persona, te huaj dhe kosovare, qe kane shkuar ne Haiti me shoqatat humanitare.

Top Channel