Gripi A, tjeter apel qytetareve per vaksinim

18/01/2010 15:30

Ministria e Shendetesise se Kosoves u ka bere serish thirrje qytetareve qe t’i nenshtrohen vaksinimit kunder gripit te derrit.

Autoritetet kane deklaruar se qytetaret duhet te perfitojne nga renia e ndjeshme e fluksit te te infektuarve me gripin A, per te marre vaksinen.

Autoritetet paralajmerojne se edhe pse situata eshte qetesuar, gripi i derrit mbetet ende nje kercenim serioz.

Nderkohe, kontigjenti i dozave te vaksines qe zoterojne institucionet kosovare eshte i konsiderueshem, por gjithesesi Ministria e Shendetesise po kryen procedurat per marrjen e nje kontigjenti tjeter.

Top Channel