Dogana: 33% me pak automjete te reja

18/01/2010 08:30

Sipas te dhenave zyrtare nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, deri ne fund te shtatorit te ketij viti jane importuar rreth 33 per qind me pak automjete te reja se e njejta periudhe e vitit 2008.

Ne 9-mujorin e pare te 2009-s u importuan 2067 automjete me 0 kilometrazh, nderkohe qe ne janar-shtator 2008 importi i tyre ishte rreth 3114 automjete.

Duket se konsumatoret vendas, me efektet negative te krizes financiare globale, i jane rikthyer blerjes se makinave te perdorura, qe kushtojne me pak.

Makinat e reja kane humbur pozicionin e tyre ne treg, duke zbritur ne rreth 12 per qind te tregut, nga afro 20 per qind qe zinin ne 9-mujorin e vitit 2008.

Operatoret e tregut konfirmojne se ne kete periudhe ka pasur nje rritje te shitjeve te makinave te vjetra, sepse shume individe e kane pasur te veshtire te blejne makina me 0 kilometrazh, per shkak te veshtiresive me te medha per te marre nje kredi, si dhe shtrenjtimin e tyre njeheresh.

Top Channel