Qeveria dorezohet para krizes ekonomike

17/01/2010 08:00

Ministria e Financave pranon efektet qe po jep kriza ekonomike dhe propozon ulje te buxhetit 2010, deri ne masen 40 miliarde leke.

Ne shkresen derguar Kryeministrit Berisha, ministri i Financave jep argumentet e reduktimit te buxhetit, si dhe variantet per te dale nga kriza, deri ne vitin 2013. Situata paraqitet negative nga ministri dhe nuk perputhet aspak me deklaratat optimiste te bere publike nga zyrtare te qeverise.

Shkresa daton me 6 janar dhe shoqeron planin e rishikimit te shpenzimeve, per te cilen qeveria ka marre nje vendim, por nuk pranon ta beje publike.

“Ne vija te pergjithshme, dhe pse reduktimi me 40 miliarde leke i shpenzimeve te pergjithshme mund te rezultoje relativisht i ndjeshem per vitin 2010, gjykojme se ne kete menyre ruhet stabilitet me i qendrueshem dhe njekohesisht i besueshem per periudhen ne vijim 2011-2013”, thuhet ne dokumentin zyrtar te ministrise.

Me tej, financat bejne nje parashikim te zymte sa u takon te ardhurave. Ndryshe nga sa eshte planifikuar ne buxhetin 2010, ekspertet e ministrise pranojne se te ardhurat do te jene te pakten 30 miliarde leke me pak se plani. Per kete shkak nevojitet marrja e masave, sic eshte reduktimi i shpenzimeve.

Nje tjeter goditje per Kryeministrin eshte parashikimi i rritjes ekonomike. Edhe pse Berisha pret ta nxjerre afer 6 per qindeshit ne bashkepunim me INSTAT-in, zyra e politikave makroekonomike dhe fiskale ne ministri te Financave, del me konkluzionin se nuk shkon me shume se 3 per qind.

Gazeta “Shqip” ka arritur te siguroje nje kopje te planit te ministrise per te dale nga kriza, si dhe efektet qe mund te jape. Ne variantin me te mire te mundshem, Bode propozon reduktim te buxhetit 2010, me rreth 20 miliarde leke, duke e shtrire efektin e reduktimit per tre vitet e ardhshme.

“Rishikimi i shpenzimeve per periudhen 2011-2013 vjen si pasoje e nevojes emergjente per rishikimin e pergjithshem te kuadrit makroekonomik dhe fiskal per kete periudhe. Ne kete kontekst, tri variantet qe propozohen konsistojne ne reduktimin e shpenzimeve te pergjithshme buxhetore per vitin 2010 perkatesisht 40, 30 dhe 20 miliarde leke, si rezultat i nevojes per perballimin e efekteve negative te krizes globale”, thuhet ne paragrafin e pare te relacionit.

Pavaresisht se Kryeministrit i paraqiten tri variante, ministri Bode e ka nje ne mendje, duke sugjeruar te parin. “Jemi te mendimit se pikerisht varianti i pare i propozuar eshte dhe varianti me i pranueshem nga pikepamja makro-fiskale dhe buxhetore”, sugjeron kreu i Financave, duke dhene argumentet. “Qellimi eshte ruajtja e reputacionit te mire per nje menaxhim te kujdesshem makroekonomik dhe fiskal ne lidhje me shtetasit shqiptare, Komisionin Europian dhe huadhenesve te huaj”.  

Top Channel