Permbytjet, Beqja: Nuk u dha ndihma ne kohe

17/01/2010 12:20

Deputeti Erjon Brace akuzoi shtetin si pergjegjes per katastrofen e ndodhur ne Shkoder e Lezhe.

Sipas tij, qeveria ishte ne dijeni te ndryshimit te temperaturave qe do te sillnin shkrirjen e bores, ndersa publikoi disa te dhena konfidenciale, sipas te cilave permbytjet u shkaktuan nga derdhjet ne hidrocentrale.

Brace theksoi se ishin te gjitha mundesite per te menaxhuar situaten, por grumbullimi i ujit ne hidrocentralin e Fierzes u be per qellime biznesi.

“Ne fund te dhjetorit Fierza arriti ne kuota kritike, por ministri Dritan Prifti nuk mblodhi komisionin e Posacem per menaxhimin e situates”, u shpreh Brace, duke kujtuar edhe udhetimin e fundvitit jashte vendit te ministrit pergjegjes, ne nje moment shume te veshtire.

Brace tha se veprimet per menaxhimin e nivelit te ujit ne Fierze e Koman rane ne kundershtim me rregulloren.

Brace ngriti shqetesimin per mungesen e te dhenave per daten 27 dhjetor, te cilat figurojne te zhdukura, ndersa sipas burimeve te brendshme, per kete dite eshte lene shenim nga kryeministri qe portat e hidrocentraleve nuk duhet te hapen.

Beqja: Seanca e jashtezakonshme, e vonuar

Deputeti Ilir Beqja akuzoi qeverine se nuk arriti te ndihmonte ne kohe, popullsine e prekur nga permbytjet.

Duke folur per seancen e jashtezakonshme te kuvendit qe do te zhvillohet neser, Beqja theksoi se kryetarja Jozefina Topalli duhet ta bente kete ne ditet e kulmit te ‘gjendjes se jashtezakonshme’.

“Kuvendi nuk mblidhet sipas deshires se Jozefines, por sipas rregullores. Neser eshte njoftuar seanca e jashtezakonshme, por une me deputete e mbeshtetes te Partise Socialiste do te jem ne Shkoder per te vijuar ne shperndarjen e ndihmave”, u shpreh Beqja.

Ashtu sikurse Brace, edhe Beqja kerkoi te dinte se perse eshte zhdukur dokumentacioni i 27 dhjetorit me te dhenat per hidrocentralet.

 

Top Channel