Nje kosovar “Nderi i Kroacise”

17/01/2010 16:35

Nje shtetas kosovar qe jeton ne Zagreb, eshte shpallur “Nderi i Kroacise”.

Azgan Qenaj, sipas medias kroate, eshte gjobitur disa here nga autoritetet sepse shkel orarin zyrtar te punes, duke shperndare buke falas ne furren e tij per te varferit, dhe pikerisht per kete gjest ai edhe eshte nderuar me kete titull.

Qenaj eshte gjobitur tre here prej autoriteteve kroate ne nje total prej 15 mije eurosh. Megjithe gjobitjen kosovari, i cili prej vitesh jeton ne Zagreb ishte zotuar se asnjehere nuk do te flake tej buken e tij, dhe pas mbylljes se orarit zyrtar te punes vazhdon shperndarjen e bukes falas per te varferit.

Azgan Qenaj mori fame vecanerisht kur per pavaresine e Kosoves shperndau buke falas per te gjihe klientet e tij.

“Krenohem me kete pune, jam lindur ne nje vend ku buka eshte gjithcka dhe jemi bukedhenes“, shprehet bukepjekesi kosovar.

Cmimi “Nderi i Kroacise” jepet per personalitetet kontrubuese ne shoqerine kroate brenda nje viti nen kujdesin e vete presidentit kroat.

Top Channel