Thaci paraqet strategjine per veriun

16/01/2010 14:20

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci prezantoi sot ne mbledhjen e kabinetit te tij strategjine per integrimin e veriut te Mitrovices.

Gjate fjales se tij Thaci eshte shprehur se, strategjia ne fjale eshte ne perputhje me planin e Marti Ahtisarit dhe me Kushtetuten e Kosoves.

“Ka ekzistuar nevoja per nje strategji te re, aktive, e cila eshte ne perputhje me planin “Ahtisari” dhe Kushtetuten. Ajo reflekton perspektiven integruese dhe demokratike per veriun e Mitrovices, ne menyre qe te forcohet sovraniteti i shtetit tone”, ka deklaruar Thaci.

Kreu i qeverise ka shtuar se permes kesaj strategjie do te arrihet shtrirja dhe zbatimi i ligjit ne cdo cep te Republikes se Kosoves.

Top Channel