Greqi, fermeret bllokojne rruget me traktore

16/01/2010 01:30

Mijera fermere greke bllokuan disa akse kryesore rrugore qe lidhin zonat veriore me kryeqytetin Athine ne shenje proteste ndaj krizes qe po kalon sektori i tyre.

Fermeret bllokuan rruget hyrese qe lidhin zona te Selanikut dhe disa qyteteve te tjera veriore me Athinen me traktore, si mjet proteste ndaj mungeses se tregut dhe cmimeve te ulta te prodhimeve te tyre.

Perfaqesues te protestuesve njoftojne se protesta eshte vetem ne fillimet e saj dhe se ne ditet ne vazhdim ajo do te pershkallezohet.

Top Channel