Sekretari i Pergjitshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki-Moon u beri thirrje Serbise dhe Kosoves qe te lene menjane konsideratat e statusit ne interes te arritjes se bashkepunimit rajonal.

Ne raportin e tij per misionin e UNMIK-ut ne Kosove ai tha: “Kerkoj fleksibilitet ne vazhdimin e percaktimit te metodes se veprimit kur flitet per pjesemarrjen e Kosoves ne mekanizmat rajonal dhe nderkombetar dhe forumet qe jane esenciale per zhvillimin ekonomik dhe demokratik dhe stabilitetin afatgjate ne rajon”.

Raporti i fundit tregon permiresim ne marredheniet e UNMIK-ut me autoritetet kosovare pasi me pare ishin tejet te kufizuara me te derguarin e posacem Lamberto Zannier.

Po ashtu raporti thote se situata e pergjithshme e sigurise eshte realitivisht e qete, por e brishte.

“UNMIK-u mbetet i angazhuar per te ndihmuar te gjitha palet per te gjetur zgjidhje praktike per ceshtjet e interesit te perbashket”, thuhet ne raport.

“Pavaresisht bashkepunimit me te gjitha palet, arrija e marreveshjeve ka qene e veshtire ne fusha si drejtesia, doganat dhe trashegimia kulturore”, thuhet ne raport.

Dokumenti citon renien e tensioneve ndermjet shqiptareve dhe serbeve ne komunitetin verior Kroi i Vitakut, por thekson se situata ne veri mbetet e brishte.

Raporti thote se incidentet nderetnike vazhdojne te ndodhin ne Mitrovice. Ne raport thuhet se qellimi strategjik i UNMIK-ut mbetet nxitja e sigurise, stabilitetit dhe respekti per te drejtat e njeriut ne Kosove dhe rajon.

Top Channel