Tadic: Nuk shkoj ne betimin e Josipovic

15/01/2010 09:25

Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar se nuk do te marre pjese ne ceremonine e betimit te presidentit kroat Ivo Josipovic, nese ne te do te jete i pranishem edhe Fatmir Sejdiu.

“Pjesemarrja ne ceremoni bashke me Sejdiun do te thote njohje e pavaresise se Kosoves”, ka pohuar Tadic.

Megjithate, presidenti serb ka thene se do ta vizitoje Kroacine, edhe pse i takon kesaj te fundit te beje me shume per permiresimin e marredhenieve.

Raportet mes dy vendeve jane ftohur per shkak te Kosoves, e ne vecanti vizites qe ish-presidenti kroat Stipe Mesic i beri shtetit te ri pak dite me pare.

Top Channel