Mal i Zi-Kosove, vendosen marredheniet diplomatike

15/01/2010 12:05

Mali i Zi dhe Kosova vendosen sot marredheniet diplomatike, permes shkembimit te letrave zyrtare mes ministrave te Jashtem, Milan Rocen dhe Skender Hyseni.

Lajmin e kane bere te ditur autoritetet e Podgorices, sipas te cilave Rocen ka vleresuar permbajtjen e letres se homologut Hyseni, se marredheniet mes dy vendeve kane nje perspektive pozitive.

“Vendosja e marredhenieve diplomatike do te kontribuoje ne forcimin e stabilitetit rajonal dhe ne arritjen sa me shpejt te synimeve te perbashketa evropiane”, ka deklaruar Rocen.

Gjithashtu, saktesojne burimet, shefi i diplomacise malazeze ka vleresuar angazhimin e qeverise se Kosoves per plotesimin e nevojave te komunitetit malazez ne shtetin e ri.

Top Channel