Ne mes te janarit, 11 vjet me pare e gjithe bota zbulonte masakren e Racakut, vrasjen nga militaret serbe te 45 civileve shqiptare, me se shumti pleq dhe femije.

Nje masaker qe do t’i hapte syte perendimit, qe do te shpejtonte nderhyrjen e NATO-s dhe do te sillte procesin e gjate te pavaresise se Kosoves. Emri i ketij fshati u shfaq ne te gjitha mediat boterore 11 vjet me pare, pasi forcat serbe vrane 45 vicile shqiptare, ndersa ne mbrojtje te civileve rane edhe 8 ushtare te UCK-se, me ne krye komandant Ahmet Kacikun.

Rruga qe te con ne varrezat e fshatit ka marre emrin “William Walker”, ish shef i OSBE-se ne Kosove qe i tregoi botes se cfare ndodhte me popullsine civile. Ne kete pervjetor, per familjaret mesazhe kane sjelle edhe politikanet.

“Eshte nje vend qe tregon dhimbjen e madhe qe kemi perjetuar ne shekuj. Po ashtu tregon se kemi pasur perballe armik qe nuk ka kursyer as popullaten civile. Secili prej nesh e ndien dhimbjen per te afermit, por duhet te ndertojne jeten e tyre ne Kosoven e lire”, shprehet zv/kryeministri Hajredin Kuqi. Masakra e Recakut shenoi kthesen e madhe te luftes ne Kosove me nderhyrjen nderkombetare.  

Top Channel